Tensionohet situata në Kuvend, Dërguti, Hysni Gucatit: Ulu aty, mos fol në emër të Adem Jasharit (Video)

PUBLIKUAR

Është tensionuar situata në Kuvendin e Kosovës pas një debati ndërmjet Aida Dërgutit dhe kryetarit të Organizatës se veteranëve të Luftës, Hysni Gucati.

Dërguti në një fjalim para deputetëve të Kuvendit tha se është e padrejtë ndarja në kategori dhe pikërisht udhëheqësia e OVLUÇK-së ia ka ndarë vetes shumën më të mëdha të parave që i takon me ligj, ndërkaq të tjerët i ka lënë në kategorinë e tretë që paguhen  më pak.

Pas kësaj deklarate të Dërgutit, ka reaguar Hysni Gucati i cili ishte i pranishëm në Kuvend në cilën e të ftuarit. Pas reagimit të tij, Dërguti iu drejtua me “ulu aty, mos fol në emër të Adem Jashari”.

Gucati iu drejtua me “ulu atë gisht aty…marre duhet me të ardh…”

Duke e parë situatën e tensionuar, kryesuesi i Kuvendit, Sabri Hamiti kërkoi pesë minuta pauzë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...