Tensionohet debati në “Kosova Live”, mysafirja i kundërpërgjigjet Zana Avdiut

PUBLIKUAR

Debati për mbajtjen e shamisë u tensionua në studion e “Kosova Live” në Televizioni T7, pas një përplasjeje mendimesh mes panelisteve Zana Avdiu dhe Adna Çerkezi.

Fillimisht, Avdiu deklaroi se mbulesa nuk duhet parë si një vendim i pakthyeshëm, duke theksuar se çdo vajzë që pendohet mund ta heqë shaminë pa presion.

Kjo deklaratë u kundërshtua nga moderatorja me mbulesë, Adna Çerkezi, e cila theksoi se përvojën dhe peshën emocionale të kësaj zgjedhjeje nuk mund ta kuptojë dikush që nuk e ka përjetuar vetë.

Sipas saj, Avdiu “nuk është kompetente” të flasë për këtë çështje.

Ndërkohë, Avdiu iu kundërpërgjigj duke thënë:

“Atëherë as ti mos fol për diçka jashtë shamisë. Mos fol për Albën dhe për Big Brother-in se s’je kompetente.”

Ajo insistoi se në një debat publik, njerëzit duhet të kenë të drejtë të flasin për çdo temë që ekziston, pa u kufizuar nga nocioni i “kompetencës”.

Për të parë diskutimin e plotë:

SHIKO MË SHUMË

Rinia e PDK-së mban sot një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës

Rinia Demokratike e Kosovës, do të mbajë sot një aksion simbolik. Ky aksion do të...

Vrasja në Gjakovë, identifikohet i dyshuari i cili ndodhet në arrati

Një rast tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjakovë, ku nga të shtënat...