Tensionet në veri: Kryeministri maqedonas ka një apel për Kosovën e Serbinë

PUBLIKUAR

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i vlerësoi ngjarjet e fundit midis Serbisë dhe Kosovës si “të pakëndshme”, duke apeluar që të “kthehen prapa” të gjithë ata që dërgojnë mesazhe të këqija.

Sipas tij, një zgjidhje e qëndrueshme për situatën duhet të gjendet përmes dialogut.

“Ngjarjet që pamë në Kosovë janë të pakëndshme. Ngjarjet që po shohim midis dy vendeve janë të pakëndshme. Ne vetëm mund t’u bëjmë thirrje të gjitha palëve, madje edhe qytetarëve, të huajve apo kujtdo, që mos të dërgojnë mesazhe jo të mira”, tha Zaev në një konferencë për media.

Kryeministri i Maqedonisë Veriore theksoi se “si admirues i dialogut dhe bisedimeve, duke krijuar miqësi”, ai mbetet një mbështetës i udhëheqësve të ulur në tryezë duke diskutuar zgjidhjet e mundshme.

“Shpresoj që i gjithë rajoni ynë të ulet në tryezë dhe të diskutojë të gjitha zgjidhjet e mundshme,” tha Zaev.

Duke iu përgjigjur pyetjes se si ndikojnë ngjarjet në Kosovë dhe Serbi në nismën “Ballkani i Hapur”, Zaev tha se vendet e Ballkanit që aspirojnë për anëtarësim në Bashkimin Evropian duhet të përdorin të gjitha mundësitë për bisedime, partneritet, si dhe bashkëpunim dypalësh dhe shumëpalësh.

SHIKO MË SHUMË

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...