Tensione në Kuvendin e Drenasit, shkaku i një kishe protestante (Video)

PUBLIKUAR

Kuvendi komunal i Drenasit ka anuluar propozim-vendimin mbi dhënien në shfrytëzim afatgjatë të një parcele komunale në emër të përfituesit BI “Natyra” me seli në Tërstenik, në të cilën parashihej ndërtimi i një objekti hotelier.

E, anulimi i këtij vendimi ngjalli reagime e tensione të shumta. Nuk munguan as përplasjet mes kryesuesit të kësaj seance dhe asamblistëve. Madje, situata u tensionua aq shumë kur njëri nga asamblistët ia kujtoi kryesuesit Naim Bazajt, se përfitues i asaj parcele prej 20 arësh është vëllai i kryesuesit.

Asamblisti nga radhët e Vetëvendosjes Sokol Bylykbashi e që vije pikërisht nga fshati Tërstenik nuk e ka idenë pse duhet të ndërtohet në fshatin e tij një kishë protestante kur aty nuk ka njerëz të këtij besimi. /Gazeta Tribuna/

SHIKO MË SHUMË

Vlora Çitaku zgjidhet nënkryetare e Kuvendit me 95 vota

Arian Tahiri nga PDK ka propozuar sërish Vlora Çitakun për nënkryetare të Kuvendit të...

Kuvendi miraton Deklaratën për Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Deklaratën lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të...

Kurti para seancës: Në bazë të dakordimeve, i marrim vendimet

Teksa pritet të fillojë seanca e Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite është...