Tenistja largohet nga fusha në karrocë pas fitores, mllefoset kundërshtarja e saj

PUBLIKUAR

Sara Errani është e bindur se Kiki Bertens e teproi duke i zmadhuar problemet e veta fizike në takimin e tyre dramatik në French Open, edhe pse ajo u detyrua të largohet nga fusha në karrocë.

Tenistja italiane Errani, e 150-ta në botë, u mund në një meç dërrmues që zgjati tri orë e 11 minuta, edhe pse ishte vetëm një pikë larg triumfit në ndeshjen më dramatike deri tani në French Open 2020, transmeton Gazeta Express.

Gjatë ndeshjes, Errari i imitoi lëvizjet e Bertensit në fushë – duke e bërë të qartë se ishte e bindur se Bertens nuk e kishte asnjë problem.

Pas ndeshjes, italiania refuzoi ta përshëndeste holandezen, e cila është numër 5 në botë, dhe bërtiti “caffanculo” (pirdhu).

Bertens u ul në stol dhe shpërtheu në lot para se të largohej nga fusha në karrocë. Por Errani këmbënguli edhe pas ndeshjes se Bertens u duk shumë mirë në restorantin e lojtarëve pas ndeshjes.

“Nuk më pëlqen kur dikush bën shaka me mua. Ajo luajti në mënyrë të mahnitshme, por nuk më pëlqen situata që ndodhi”, tha Errani.

“Për një orë ajo është e lënduar, e pastaj fillon të vrapoj si kurrë më parë. Kjo nuk më pëlqen”, shtoi ajo.

“Ajo largohet nga fusha në karrocë, por pastaj në zhveshtore duket shumë mirë, njëjtë edhe në restorant. Këto gjëra nuk më pëlqejnë mua, më vjen keq”.

E pyetur nëse Bertnes e kishte tepruar, ajo u përgjigj: “Po.” /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...