Johanna Konta është bërë britanikja e parë që arrin në çerekfinale të një Grand Slam turneu që nga viti 1984.
Tenistja më e mirë britanike u kualifikua në tetë të fundit në Australian Open, pas fitores kundër ruses Ekaterina Makarova në tri sete.
Ajo e humbi setin e parë (4-6), mirëpo u kthye për t’i fituar dy setet e radhës (6-4, 8-6) dhe për të triumfuar në fund.
“Faleminderit Zotit. Mendoj se lash gjithçka në fushë, si në aspektin mental, emocional dhe fizik”.
“Kam vrapuar pas secilit top dhe kam luftuar për çdo pikë”, ka deklaruar Konta pas fitores. /Telegrafi/


