Temperatura përvëluese deri në 37 gradë dhe vapë – bëhet thirrje për kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve

PUBLIKUAR

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe temperaturat do të shkojnë deri në 37 gradë Celsius.

IHK njofton se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33- 37 gradë Celsius.

Në shumë vende urbane prezenca e këtyre masave të ajrit do të krijojë mundësi që temperaturat të arrijnë deri 40 gradë Celsius

Shkalla e lartë e avullimeve do të krijojë vapë dhe ndjesia e këtyre temperaturave do të jetë më e lartë se sa vlerat e lartshënuara.

IHK bën thirrje për kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve.

Meqë indeksi UV do të jetë shumë i lartë rekomandohet që të kufizohemi sa më shumë nga  rrezet e diellit, të bartim syze mbrojtëse nga rrezet e diellit, ombrellë, rroba me ngjyra të lehta, kremra adekuate për mbrojtjen e lëkurës, të pimë ujë sa më shpesh.

Gjatë kësaj periudhe kohore të parashikimit do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

Ndryshe, edhe Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes nga temperaturat e larta.

MSH thotë se, duke u ekspozuar në diell mund të pësojmë goditje nga vapa që shkakton dehidrim të organizmit i cili manifestohet me ngërçe, vjellje, çrregullime diarreike, skuqje dhe djegie të lëkurës duke komplikuar sistemin kardiovaskular deri në insuficiencë renale (dëmtim i veshkave).

SHIKO MË SHUMË

QMK: Pesë zjarre janë ende aktive, ekipet në terren vazhdojnë intervenimet

Gjithsej 7 zjarre në hapësira të hapura janë regjistruar deri në orën 13:00, njoftoi...

Zemaj: Barra e përgjegjësisë për krijimin e institucioneve të reja bie mbi Albin Kurtin

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka deklaruar se...

Haradinaj: Opozita duhet të ketë Presidentin ose Kryeministrin

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se partitë opozitare mund ta ndihmojnë Kosovën duke qenë...