Agjenti i Alex Telles ka thënë se klienti i tij ishte kërkuar nga Paris Saint-Germaini, Real Madridi e Porto, por Roberto Mancini e bindi ta zgjidhte Interin.
Mbrojtësi i majtë u transferua në Meazza gjatë verës nga Galatasaray në formë huazimi me opsionin e blerjes.
“Nuk ishte vetëm PSG i interesuar për të gjatë verës. Kishte interesim edhe nga Real Madridi dhe Porto, por Galatasaray fillimisht nuk mendonte për huazim”.
“Pastaj ndërhyri Interi dhe prezenca e Mancinit e bëri diferencën”, ka deklaruar agjenti Fernando Otto.
Përfaqësuesi i lojtarit ka njoftuar se Nerazzurrët do ta blejnë në fund të sezonit. /Telegrafi/


