Telegram Ngushllimi nga kryetari Ahmeti për familjen Bytyçi

PUBLIKUAR

 

Kryetari Imri Ahmeti, në emër të të gjithë qytetarëve të Komunës së Lipjanit dhe Institucioneve Komunale, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bytyçi, me rastin e vdekjes së Profesorit dhe ish nënkryetarit të Komunës së Lipjanit Banush Bytyçi.
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e Profesorit dhe ish nënkryetarit të Komunës së Lipjanit Banush Bytyçi.
Puna intelektuale dhe vepra e tij do të mbeten kujtimi më i mirë për të gjithë atë që ka bërë gjatë gjithë jetës së tij, qoftë si veprimtarë i çështjes Kombëtare, si profesor në edukimin e shumë brezave dhe si nënkryetar i Komunës së Lipjanit.
Profesor Banush Bytyçi, do të mbahet mend me personalitetin e tij, ndërsa vepra e tij do t’ju shërbej brezave që do vijnë në vazhdim.
Andaj bashkëndjejmë dhimbjen me familjarët dhe të gjithë ata që e njohën profesor Banushin, dhe përmes këtij telegrami, të nderuar qytetarë, pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e Profesorit Banush Bytyçi.

Kryetari i Komunës
Imri Ahmeti

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...