Telefonata me Kurtin, Chollet i kërkon që të lëvizet për çështjen e Asociacionit

PUBLIKUAR

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Chollet përmes një cicërime në Twitter ka njoftuar se kanë diskutuar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në kontekstin e dialogut, për t’i çuar përpara diskutimet.

Tutje, ai tha se po ashtu kanë diskutuar edhe për nevojën që zyrtarët serbë që lëshuan vendet e tyre të punës në veri te vendit të kthehen në postet e tyre.

“Ne diskutuam gjithashtu rëndësinë e karakterit multietnik të Kosovës dhe ecjen përpara me diskutimet e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në kontekstin e Dialogut dhe nevojën që zyrtarët serbë të Kosovës të kthehen në postet e tyre”, shkroi Chollet.

Chollet njoftoi edhe për një diskutim që kanë pasur lidhur me propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, i njohur si propozimi franko-gjerman.

Kujtojmë se Ambasada Amerikane në Kosovë ka konfirmuar për Gazetën Express për organizimin e një diskutimi lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ambasada amerikane ka thënë se qëllim i diskutimit është që të rritet avancimi në kuptimin reciprok për çështjen e Asociacionit.

Krejt kjo, sipas ambasadës amerikane, për ta mbështetur dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...