Telefonata e Thaçit me Vuçiqin, për rifaktorizim

PUBLIKUAR

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë javës që lamë pas zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Temë e bisedës sipas presidentit kosovar, ishte normalizimi i dialogut Beograd – Prishtinë.

Përkundër kësaj edhe pse kjo bisedë sipas protagonistëve ishte arritja e qëndrueshmërisë  mes raporteve të të dyja shteteve, në Kosovë kjo telefonatë po shihet si tentativë e Thaçit për ta rifaktorizuar rolin e tij në normalizimin e marrëdhënieve Beograd – Prishtinë, shkruan “Zëri”.

Kështu ta paktën kanë deklaruar njohës të rrethanave politike ne vend.

Siç thonë ata, komunikimi i Thaçit përveç se është absurd nuk do të sjellë asgjë të re në procesin e normalizimit të raporteve Kosovë–Serbi.

Në anën tjetër, një mendim krejtësisht të kundërt e kanë njohësit e çështjeve të sigurisë. Veprimin e Thaçit ata e quajnë adekuat, pasi që, sipas tyre, një bisedë e tillë telefonike mes krerëve shqiptarë e serbë ishte e pashmangshme. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...