Telashe të reja për Milanin, nuk ka asnjë përparim në bisedimet me Leaon për rinovim të kontratës

PUBLIKUAR

Bisedimet për rinovimin e kontratës mes Rafael Leaos dhe Milanit raportohet se kanë ngecur pas ofertës së fundit të klubit.

Stefano Piolo e la në bankën rezervë portugezin për ndeshjen e ndaj Sassuolos. Sulmuesi hyri në lojë në pjesën e dytë, por nuk arriti të ndikojë, teksa kampioni në fuqi italian pësoi humbje me rezultatin 2:5, transmeton Gazeta Express

“Calciomercato” ka raportuar se nuk është bërë asnjë përparim në bisedimet midis Leaos dhe Milanit, pas ofertës së fundit të klubit me pagë prej 7 milionë eurosh në sezon.

Një çështje është borxhi famëkeq i 23-vjeçarit me Sportingun e Lisbonës, por edhe forma e dobët e “kuqezinjve”.

Milani thuhet se nuk mund të lejojë të humbasë një vend në Ligën e Kampionëve, nëse dëshiron ta bindë yllin e skuadrës për të zgjatur kontratën.

Palët raportohet se do të takohen sërish në javët e ardhshme, teksa “Rossonerët” shpresojnë që gjërat të përmirësohen për të ndihmuar në lehtësimin e një marrëveshjeje.

Aktualisht, Rafeal Leao ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...