Telashe me listat e veteranëve të UÇK-së, Komisioni qeveritar s’ka raport (Video)

PUBLIKUAR

Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, pjesëtarit apo të internuarit në UÇK-së, nuk ka arritur ta kryejë punën në afatin e kërkuar ligjor.

Komisioni ka vazhduar punën e mbetur në gjysmë edhe për disa ditë, pas përfundimit të mandatit, pasi që nuk ka arritur ta dorëzojë raportin përfundimtar në Qeveri, për të cilën gjë ishte obliguar ta dorëzonte deri më 20 maj.

Nga Qeveria e Kosovës e kanë konfirmuar se dorëzimi është dashur të bëhet sot.

Faton Abdullahu, këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, ka thënë për Tribuna Channel se raporti do të dorëzohej gjatë ditës.

Edhe Smajl Elezaj nga organizata e veteranëve të luftës së UÇK-së e konfirmon se dorëzimi i listave do të duhej të ndodhte sot.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe në nderim të Idriz Rrecajt, eshtrat...

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...