Tejkalojnë në vijë të plotë, kundërvajtësve u merren patentë shoferët

PUBLIKUAR

Policia në Gjilan tre shoferëve u ka shqiptuar gjoba, pikë negative, si dhe u ka hequr patentë shoferin për tre muaj.

Në njoftimin e policisë thuhet se kjo ka ndodhur për shkak se personat në fjalë kanë tejkaluar në vijë të plotë, dhe kanë rënë ndeshë me rregullat e trafikut.

“Me këtë rast ndaj tre kundërvajtësve veç e veç ka shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 eurove, shqiptuar nga dy pikë negative dhe ndaj që të tre kundërvajtësve ka shqiptuar masën mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit në afat prej tre muaj”, thuhet në njoftimin e PK-së.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...