Tejkaloi vijën e plotë, gruaja gjobitet me 150 euro, dy pikë negative dhe ndalim të vozitjes për tre muaj

PUBLIKUAR

Policia e Gjilanit kanë gjobitur një grua në Llabjan e cila gjatë vozitjes kishte tejkaluar vijën e plotë.

Ndaj kësaj kundërvajtëses është shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 euro, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre muaj, përcjell Klankosova.tv.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësiti i komunikacionit rrugor falë bashkëpunimit me qytetarë, kanë identifikuar një kundërvajtëse e cila gjatë drejtimit të automjetit në fshatin Llabjan, aksi rrugor Gjilan- Prishtinë në bazë të video incizimi të pranuar në E-mail adresën zyrtare, shihet duke bërë tejkalim në vijë të plotë, me të cilin veprim rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në trafik dhe bie ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor”, njofton policia.

SHIKO MË SHUMË

Kurti pas takimit me presidenten: Duhet të jemi bashkë për shumë sfida shtetërore

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas takimit të parë me presidenten Justina Shiroka-Pula, teksa...

Kurti do ta takojë sot presidenten, Shiroka-Pula

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka folur për kritikat e ndërkombëtarëve lidhur me...

Dyshohet për dhunimin dhe grabitjen e një shtetaseje të huaj në Prishtinë, policia në kërkim të tre personave

Një rast i rëndë i dyshuar i dhunimit është raportuar në Prishtinë, ku viktimë...