Teixeira thërret Juventusin

PUBLIKUAR

Alex Teixeira është një nga objektivat e Juventusit, ndërsa vet mesfushori sulmues i Shakhtar Donetsk ka thënë se do të ishte i lumtur po të shkonte te kjo skuadër.

Braziliani 25-vjeçar ka bërë një nisje fantastike të sezonit duke shënuar 16 gola në 11 ndeshje në kampionat.

“Jemi duke biseduar për një prej klubeve më të mëdha në Evropë”.

“E di për interesimin e tyre dh kjo më kënaq. Nëse ata do të bëjnë një ofertë kjo do të më kënaqte mua dhe klubin. Do të isha shumë i lumtur të shkoj atje”.

“Kombëtarja? Thirrja ende nuk ka ardhur, por unë jam gati. Kampionati ukrainas nuk është aq i fortë, por unë jam duke punuar dhe pres të më vijë rasti”, ka thënë Teixeria. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...