Teixeira afër Liverpoolit?

PUBLIKUAR

Liverpooli është i gatshëm të rris ofertën për Alex Teixeiran vetëm për ta bindur atë që të transferohet në ‘Anfield’.

‘The Reds’, janë në bisedime të pandërprera me ekipin ukrainas Shakhtar Donetsk, për transferimin e mesfushorit brazilian në Premierligë.

Siç raportojnë mediat angleze, Jurgen Klopp ka vendosur që t’i ofrojë 30 milionë euro, që ta lënë lojtarin të kalojë te Liverpooli, i cili më herët ka shprehur gatishmërinë që të luajë për ekipin nga ‘Anfield’, transmeton KP.

Për ta transferuar brazilianin në ‘Anfield’, Liverpooli duhet ta mposhtë konkurrencën e Chelseat, të cilët po ashtu kanë shprehur interesim për 26-vjeçarin. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...