Tea sqaron të vërtetën e puthjes me një djalë tjetër, që trazoi gjithë rrjetin

PUBLIKUAR

Ditët e fundit në rrjete sociale dhe media qarkulloi me shpejtësi një video, në të cilën Tea shfaqej duke shkëmbyer puthje në cep të buzës me një djalë.

Këtë të fundit fillimisht ajo e prezantoi si shokun e saj, por më pas kjo puthje i habiti të gjithë dhe i bën ndjekësit të dyshonin se ata të dy kishin nisur një lidhje.

Për më tepër dyshimet u shtuan pasi Tea vendosi ta fshinte këtë video nga llogaria e saj.

Mirëpo Tea ju ka dhënë fund aludimeve duke treguar se si qëndron e vërteta.

Ish-konkurrentja e “Përputhen” ka treguar se djalin në fjalë e ka thjesht mik të mirë dhe se nuk do të flasë më fare për lidhjet e saj këtej e tutje.

“Atë që ke bërë video aman ça e ke, burrë?”, e ka pyetur një ndjekës Tean.

“Sigurisht që jo, Geri është një miku im i vjetër. Kur vjen puna tek lidhjet e mia romantike, shanset janë që kurrë nuk do lejoj askënd të dijë asgjë”, është përgjigjur ajo.

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...