Të shtunën marshohet në Prizren, në mbështetje të Bosnies

PUBLIKUAR

Të shtunën më 15 janar, më fillim nga ora 13, do të protestohet përpara shtëpisë së Lidhjes së Prizrenit, në përkrahje të Bosnie e Hercegovinës, raporton Indeksonline.

Marshi mbështetës po bëhet në kuadër të krizës politike dhe prtoestave të shumta tash e disa ditë në Bosnie.

Marshi është ftuar nga Iniciativa NASA, e cila thotë se nisma e tyre po bëhet për të kundërshtuar ndarjen e Bosnies.

“Në momentet kur rishfaqen idetë për ndarjen e Bosnjë-Hercegovinës, ku glorifikohen kriminelët e dënuar të luftës dhe kërcënohen sërish armët dhe konfliktet, nuk mund dhe nuk guxojme të heshtim. NAŠA por fton të gjithë boshnjakët, por edhe njerëzit e tjerë, pa dallim përkatësie politike dhe dallime të tjera të mundshme, të bashkohen me ne marsh!” thuhet në njoftimin e Iniciativës.

Bashkë me thirrjet për marsh, është thirrur edhe respektimi i masave anti-COVID.

Marshi i nisur nga shtëpia e Lidhjes së Prizrenit, do të drejtohet kah Shadërvani, ku përfaqësuesit e organizatorëve do t’u drejtohen qytetarëve të mbledhur.

SHIKO MË SHUMË

Nagavci rreth Ligjit për Specialen: Besoj që presidentja e shqyrton me kujdes, kemi insistuar që të mos ngutemi

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kritikuar përdorimin e temave...

Përplasje në kuvend, Teuta Haxhiu nuk e lëshon foltoren pasi i përfundon koha për fjalim

Deputetja e Aleancës Teuta Haxhiu, nuk e ka lëshuar foltoren e Kuvendit të Kosovës...

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Prishtinë

Nga sot, më 22 tetor 2026, ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal në qendrat...