Të shtënat në ditën e zgjedhjeve në Skenderaj, policia konfiskon edhe një armë zjarri

PUBLIKUAR

ë dielen mbrëmë është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në fshatin Qirez të Skenderajt. Policia me të pranuar informatën ka shkuar në vendngjarje ku ka gjetur dy gëzhoja, të cilat edhe janë konfiskuar si provë materiale.

“Njësia e hetimeve pas një pune operative hetimore kanë arritur ta identifikojnë kryerësin e veprës E.S., 21 vjeçar, ku me datën 19.10.2021 rreth orës 11:10, policia ka  shkuar në shtëpinë e të dyshuarit në fjalë, ku është takuar prindi i tij i cili e ka dorëzuar armen, e cila dyshohet që është përdorur nga i dyshuari”, njofton policia, transmeton Express.

Policia si provë materiale ka konfiskuar një pistoletë me gas e llojit EKOL Special dhe një karikator të zbrazet.

“I dyshuari E.S., 21 vjeçar, Shtetas i Republikës së Kosovës, ka mbetur që në kohen më të shkurtër, të paraqitet në stacionin policor Skenderaj për procedura të mëtutjeshme, rasti është duke u hetuar në drejtim të veprës penale “ Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm””, njofton tutje policia.

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...