Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, plagoset një person

PUBLIKUAR

Të shtëna me armë zjarri ka patur sonte në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

SI pasojë e këtyre të shtënave me armë i plagosur ka mbetur një person.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 20:00 është pranuar informacioni për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person ka marrë plagë nga arma e zjarrit”, tha ai.

Personi i plagosur në këtë rast është dërguar në QKUK, për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, shtoi Borovci./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës gjatë ditës së sotme, këto janë zonat që preken

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se sot, më...

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...