Të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar në Ferizaj

PUBLIKUAR

Të shtëna me armë zjarri ka pasur sot gjatë ditës në një aheng familjar në Ferizaj.

Lidhur me rastin, Policia ka identifikuar një person ndërsa ka konfiskuar një armë zjarri, transmeton Telegrafi.

“Sot, rreth orës 12:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se në rrugën ” Tirana” në Ferizaj, në një aheng familjar kishte të shtëna me armë të zjarrit. Policët e rendit dhe policët hetues i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar të dyshuarin M.H(M/K) i moshës 65 vjeçar, i cili dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri”, njofton Policia.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa është konfiskuar një armë zjarri ( pistoletë).

Rasti është cilësuar “Mbajtje në pronësi, kontroll i paautorizuar i armëve dhe përdorimi i armës “. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti iu ka dërguar ftesë për takim liderëve të tri...

Raportohet se Thaçit i është refuzuar dorëzania prej 50 mijë eurosh, i vazhdohet paraburgimi

Dorëzania prej 50,000 eurosh nuk ka mjaftuar që gjyqtari i vetëm në gjykimin e...

Formimi i institucioneve, Kusari-Lila: Ftesa për LDK-në dhe partitë e tjera pritet brenda pak ditëve, ndoshta edhe orëve

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur...