Një ankues ka raportuar mbrëmë në polici se ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri nga një veturë në lëvizje.
Sipas policisë, pas daljes në vendin e ngjarjes, janë gjetur dhe konfiskuar 7 gëzhoja.
Rasti është duke u hetuar dhe akoma nuk ka të arrestuar.
“Rr Nato 99, Gjilan 07.01.2022- 22:50 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga një veturë në lëvizje është shtënë me armë zjarri. Njësitë policore në vendin e ngjarjes, në cilësi të provave materiale, kanë gjetur dhe konfiskuar 7 gëzhoja. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime” thuhet në njoftimin e policisë.


