Të shtëna me armë në një aheng në Skenderaj

PUBLIKUAR

Pasditen e së dielës ka pasur të shtëna me armë zjarri në një aheng në një fshat të Skenderajt.

Polica njofton se pasi ka pranuar informatën pas një kohe të shkurtër është identifikuar vendi ku ishin dëgjuar të shtënat, dhe në cilësi të provave materiale është sekuestruar një armë me gas, një karikator pa fishek dhe tri gëzhoja.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar G.G.,28 vjeçar, shtetas i Kosovës, i cili dyshohet se ka shtënë me armë.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale ’’Përdorim i armës’’ dhe ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve”.

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...