Të shtëna gjatë një ahengu në Shtime, konfiskohen armë

PUBLIKUAR

Mbrëmjen e së mërkurës, fshati Mollopoc i Shtimes u trazua nga të shtënat me armë.

Sipas policisë së Kosovës, N.M., 31 vjeç dhe A.M., 27 vjeç, janë të dyshuarit kryesorë, transmeton Klankosova.tv.

Autoritetet kanë bërë të ditur se të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu.

Në stacionin policor janë shoqëruar dy të dyshuari, ndërsa janë konfiskuar dy armë zjarri (pistoleta me gaz).

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rasteve penale për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës” dhe “Përdorimi i armës”, si dhe vazhdimin e hetimeve.

SHIKO MË SHUMË

Protestat kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së, Rama: Mbrëmë krejt gjeneratat bashkë për drejtësi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar për protestat që po zhvillohen në kryeqytet...

Gjini pret ambasadorin e Sllovenisë: Diskutojnë për zhvillimet në Kosovë dhe zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka pritur sot në takim ambasadorin e Sllovenisë në...

KFOR trajnon personelin për përdorimin e dronëve në Kampin Bondsteel

Personeli shumëkombësh i çështjeve publike në kuadër të KFOR-it ka zhvilluar trajnim për përdorimin...