Të rinjtë e PDK-së vishen si Babadimri, për t’i gëzuar fëmijët skamnorë

PUBLIKUAR

Festave të fundvitit dhe vizitës së Babadimrit u janë gëzuar edhe disa fëmijë të Komunës së Prishtinës, të cilët sot i kanë vizituar të rinjtë e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Kjo iniciativë e këtyre të rinjve kishte për qëllim që edhe këta fëmijë t’i gëzohen festës së Vitit të Ri, sikurse të gjithë fëmijët e botës”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Kryetari i rinisë së PDK-së në degën e Prishtinës, Triumf Sadikaj, për aktivitetin e sotëm tha se “duke ua bërë këtë befasi fëmijëve dhe duke iu shpërndarë dhurata, kanë dashur që ta ndajnë gëzimin e festave të fundvitit me ta”.

Nga rinia e degës së PDK-së në Prishtinë janë ndarë rreth 100 dhurata për këta fëmijë.

 

SHIKO MË SHUMË

Hoxha nderon Afrim Bunjakun: Kemi kapacitete më të mëdha se në kohën e sulmit në Banjskë

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se Policia e Kosovës tashmë...

Muhaxheri: Vendimi i Kushtetueses ishte më i kënaq të gjitha palët

Analisti Arton Muhaxheri, i ftuar në Kosova Live në T7, përmes një lidhjeje direkte,...

Dogana informon bizneset për kriteret dhe përfitimet e statusit OEA

Dogana e Kosovës ka informuar operatorët ekonomikë të themeluar në territorin doganor të Republikës...