Të rinjtë e AAK-së: Policia është e shtetit, jo e pushtetit

PUBLIKUAR

Aleanca e të Rinjve të Kosovës (ARK) ka shprehur indinjatën e tyre për siç kanë thënë “veprimet e Policisë së Kosovës, e cila ka hequr pëlhurën e vendosur mbi rrethrrotullimin e Prishtinës”.

Aty shkruhej se të rinjtë e AAK-së, janë të pakënaqur më nënshkrimet që po i bën Qeveria në Bruksel e në Vjenë dhe se nuk do të lejojnë që në Kosovë të ketë shtet mbi shtet.

“Panoja e vendosur nuk pengonte as qarkullimin e lirë e as trafikun në qytet, dhe përmbajtja nuk ishte ofenduese për askënd. I bëjmë me dije Policisë së Kosovës se ajo duhet të jetë në shërbim të qytetarëve e jo të konjukturave politike. Ata mund t’i shqyejnë pankartat apo posterat tanë, por nuk mund të na mbyllin gojën”, thuhet në reagim.

Në reagimin e ARK-së më tej shtohet se ata janë të vendosur të mos pajtohen me “qeveritarët e papërgjegjshëm, të cilët po luajnë me shtetin e Kosovës, thua se është pronë tyre”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

KRU “Prishtina” njofton se në këtë lagje të Prishtinës nesër nuk do të ketë ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a, njofton se për shkak të punimeve dhe intervenimit...

Mungesa e barnave për pacientët në QKUK, Vitia: Të gjitha ato që gjenden në stokun e SHSKUK-së janë publike

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një intervistë për Ekonomia Online, ka deklaruar se...