Të reja sa i përket lëndimit të Higuainit

PUBLIKUAR

Gonzalo Higuain luajti vetëm 35 minuta në ndeshjen ndaj Udineses, të cilën e fitoi Milani në fund falë golit të Alessio Romagnolit.

Sulmuesi argjentinas pësoi një lëndim në ijë dhe u detyrua të largohet nga fusha, në vend të tij hyri Samu Castillejo, transmeton Gazeta Express.

Ai menjëherë është futur në zhveshtore ku është kontrolluar nga mjekët e klubit, dhe pastaj u rikthye në bankën rezervë.

Sipas Sky Sport, lëndimi i Higuainit nuk është serioz dhe pritet të jetë i gatshëm në ndeshjen e javës e ardhshme ndaj Juventusit, mirëpo mund të pushojë në ndeshjen ndaj Real Betisit të enjten në kuadër të Europa League. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...