Grupi i Grave në Lipjan ka njoftuar se të gjithë me daten 13.11.2015 ( ditë e premte), duke filluar nga ora 10:00, në sallen e Kuvendit Komunal në Lipjan do të mbahet një trajnim (një ditorë) me temën ” Promovimi i strehimit familjar si formë alternative në komunitet”. Trajnimi do të mbahet nga Qendra për Pune Sociale dhe Organizata italjane “Amici de Bambini” dhe mbështetë nga Zyra e Kryetarit të Komunës Imri Ahmeti dhe Grupi i Grave në Lipjan. Në fund të takimit do të ketë edhe një koktell rasti për të gjithë të pranishmit, transmeton LipjaniNews.