(Të pa çertifikuar) Ja kush janë asambleistët e LDK-së për katër vitet e ardhshme!

PUBLIKUAR

Edhe pse ende nuk është bërë certifikimi i kandidatëve për asamble Komunale në Lipjan, dhe po vazhdon rinumrimi i dsia kutive të votave për asamble komunale, tashmë dihet se kush pritet të jetë në asamble komunale, për katër vitet e ardhshme.

Lipjani News ka arritur ti ket disa emra (të pa certifikuar) të cilët mund të jenë në asamble nga radhët e LDK-së në Lipjan.

Diamant Bytyqi, Rasim Hasani, Arton Retkoceri, Avni Olluri, Daut Azemi, Nehat Terpeza, Fadil Sopa, Muhametali Krasniqi, Vlora Limani-Hajnuni, Linda Shahini, Anila Reqica-Llugiqi, Hyra Bytyqi.

Deri në shpalljen e rezultateve për asamblistët të gjithë kandidatët do të mund të shohin rezultatin e tyre duke parë formularët e skanuar të rezultateve të cilët janë publikuar në faqen e KQZ-së

http://www.kqz-ks.org/sq/lajme/Details/370

Me qëllim të rritjes së transparencës dhe besueshmërisë në procesin zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e kopjeve të skanuara të Formularëve të Rezultateve nga Vendvotimet.

Të gjithë kandidatët (për Kryetar Komune apo për Kuvende Komunale) do të mund të shohin rezultatet e tyre për secilin Vendvotim duke shfletuar në mënyrë elektronike kopjet e këtyre formularëve të cilët kanë ardhur nga Vendvotimet.

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...