Të mërkurën publikohet aktgjykimi i plotë i Kushtetueses

PUBLIKUAR

t-euml-m-euml-rkur-euml-n-publikohet-aktgjykimi-i-plot-euml-i-kushtetueses_hd

Ndonëse Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte paralajmëruar që gjatë ditës së sotme do të publikonte aktgjykimin e plotë për ankesën e PDK-së ndaj zgjedhjes së Isa Mustafës në postin e kryetarit të Kuvendit, megjithatë aktgjykimin do ta publikoj të plotë të mërkurën. Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazetës Blic brenda Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

“Me gjasë të mërkurën do të publikohet aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.

Gjykata Kushtetuese të premten ka publikuar një pjesë të vendimit, ku e ka anuluar zgjedhjen e Isa Mustafës në krye të Kuvendit, me arsyetimin se ai nuk është propozuar nga Grupi më i madh Parlamentar.

Kësisoj, Gjykata Kushtetuese nuk e ka njohur koalicionin LDK- AAK- Nisma, duke i dhënë kështu të drejtën që PDK-së t’ia jap të drejtën që ta propozoj e para kandidatin për kryeparlamentar.

Ndërkohë, Gazeta Blic duke u thirrur në burime të saja, ka mësuar se Gjykata Kushtetuese e ka lënë mundësinë e hapur që në rast se PDK nuk arrin ta zgjedh kryetarin e Kuvendit, t’i jepet mundësia edhe një kandidati nga partitë tjera, në këtë rast nga LDK, si partia e dytë./ Gazeta Blic/

SHIKO MË SHUMË

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...

Të shtëna me armë në një aheng në Obiliq, sekuestrohen 27 gëzhoja

Një burrë është arrestuar në rrugën “Raif Krasniqi” në Obiliq, nën dyshimin se ka...

Rritet për 3 centë çmimi i naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24...