Të mërkuren dhe të enjten Kuvendi ka seancë

PUBLIKUAR

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, mbajti sot mbledhjen e radhës, të kryesuar nga kryetari, Glauk Konjufca.

Në këtë mbledhje, në të cilën ishin të pranishëm edhe kryetarët e grupeve parlamentare, u vendos që të mërkurën më 26 janar, me fillim nga ora 14, të vijohet me seancat e papërfunduara.

Kryesia, po ashtu mori vendim që seanca e jashtëzakonshme për debat parlamentar me temën: gjendja e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës, sipas kërkesës së 40 deputetëve nënshkrues, të mbahet ditën e enjte me fillim nga ora 11.

“Pas seancës së jashtëzakonshme, Kuvendi do të vijojë me seancë të rregullt plenare, në të cilën është paraparë që të zhvillohen dy debate, si dhe shqyrtimi i disa projektligjeve. Në mbledhjen e sotme, Kryesia shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj”, thuhet tutje në njoftimin e Kuvendit.

SHIKO MË SHUMË

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...

Hashim Thaçi dënohet me 17 muaj për pengim të drejtësisë

Ish-presidenti Hashim Thaçi është dënuar me 17 muaj burgim  për vepra që lidhen me...

Gjyqtari: Nuk u provua tentativa e Thaçit dhe Kilajt për pengim të drejtësisë

Gjyqtari Christopher Gosnell tha se gjatë vizitës së Isni Kilajt në Qendrën e Paraburgimit...