Të mbikëqyret cilësia e ushqimit në kopshtet për fëmijë

PUBLIKUAR

Organet kompetente në vazhdimësi duhet të mbikëqyrin cilësinë dhe sasinë e ushqimit në kopshtet e fëmijëve.

Kështu ka porositur kryetarja e Gruas Demokratike të PDK-së, Justina Shiroka-Pula.

“Fëmijët tanë padyshim që janë e ardhmja e këtij vendi. Për të qenë të lumtur gjithsesi duhet të kenë shëndet të mirë dhe tek ajo arrihet vetëm nëse konsumojmë ushqim të bollshëm, cilësor dhe kalorik”, u shpreh ajo.

“Organet kompetente në vazhdimësi duhet të mbikëqyrin cilësinë dhe sasinë e ushqimit në kopshtet e fëmijëve”, porosit kryetarja e Gruas Demokratike të PDK-së, Justina Shiroka-Pula.

Kryetarja Pula mendon që të punësuarat nëna, të cilat fëmijët i dërgojnë në kopshte fëmijësh, nuk mund të punojnë me efikasitet, nëse nuk janë rehat se fëmija i tyre në kopsht nuk ka ushqim të mjaftueshëm apo të cilësisë së duhur e mbase edhe kopshtet nuk u krijojnë kushte për qëndrim të rehatshëm. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hoxha nderon Afrim Bunjakun: Kemi kapacitete më të mëdha se në kohën e sulmit në Banjskë

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se Policia e Kosovës tashmë...

Muhaxheri: Vendimi i Kushtetueses ishte më i kënaq të gjitha palët

Analisti Arton Muhaxheri, i ftuar në Kosova Live në T7, përmes një lidhjeje direkte,...

Dogana informon bizneset për kriteret dhe përfitimet e statusit OEA

Dogana e Kosovës ka informuar operatorët ekonomikë të themeluar në territorin doganor të Republikës...