Te Man City janë të bindur për transferimin e Haalandit

PUBLIKUAR

Krerët e klubit të Manchester Cityt raportohet se janë të bindur se do të transferojnë Erling Haalandin në afatin kalimtar të verës.

Të shtunën u raportua se palët kanë arritur një marrëveshje në parim, me norvegjezin që thuhet se ka zgjedhur kampionin anglez, transmeton Gazeta Express.

Kurse, “The Times” sot ka raportuar se “Qytetarët” janë të bindur se do Haaland do të transferohet në “Etihad” gjatë verës, derisa City thuhet se do të paguajë 100 milionë funte.

Rivali kryesor i Man Cityt besohet se është Real Madridi, i cili thuhet se do të vazhdojë të luftojë për transferimin e Haalandit.

Këtë thuhet se e dinë edhe krerët e klubit anglez, por ata do të tentojnë që ëndrrën e 21-vjeçarit për të luajtur te “Los Blancos” ta shtyjnë për më vonë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...