“Të luaja me Messin ishte sikur të hedhja fishekzjarrë”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Bastisje në Lipjan e Prishtinë, arrestohen dy persona – i treti në arrati

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar S. T. (48) dhe A. T. (21),...

Haga e liron Isni Kilajn për t’u mbrojtur në liri, ia ndalë 30 mijë euro dorëzani, cakton dhe kufizime tjera

Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se sot...

Jo shumë futbollistë në botë kanë fatin dhe kënaqësinë të luajnë përkrah mbase futbollistit më të mirë të të gjitha kohëve, Lionel Messit, por Dani Alves ka qenë ndër të rrallët që e ka shijuar futbollin më së shumti me gjeniun argjentinas.

Të kuptuar telepatik mes Alvesit dhe Messit ka qenë ndër armët më të rëndësishme të Barcelonës së Pep Guardiolës. Mbrojtësi i djathtë brazilian iu bashkua Barçës katër vite pasi Messi e kishte bërë debutimin e tij dhe përfundimisht u largua në vitin 2016, transmeton Gazeta Express.

Por, edhe pse kanë kaluar dy vite e gjysmë që prej largimit të tij, Alves mbetet lojtari që i ka dhuruar më së shumti asiste Messit. Çfarë veçorie mbresëlënëse, veçanërisht për një mbrojtës krahu!

“E mbaj mend ndeshjen e parë që e luajtëm bashkë sikur të ndodhte sot. Luanim me një apo dy prekje topi tërë kohën, e kuptonim njëri-tjetrin me jo më shumë se një shikim. E dinim saktësisht se ku ndodheshim në fushë, në çfarë pozite”, ka thënë Alves.

“Kjo më befasoi mua, sepse po vija nga Sevilla, ku stili i futbollit që luhej ishte plotësisht ndryshe krahasuar me atë të Barcelonës. Në atë moment, ajo lidhje me Messin, ishte sikur të hedhesh fishekzjarrë. Thashë me vete ‘Uau, do të luaj për një klub i cili i mbron vlerat e vërteta të futbollit botëror”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...