Te Kombëtarja nuk ka xhelozi

PUBLIKUAR

Portieri i dytë i kombëtares, Orges Shehi, është njëri nga tre lojtarët të cilët nuk kanë debutuar ende në Evropian. Bashkë me Alban Hoxhën dhe Naser Alijin, ata nuk kanë gëzuar asnjë minutë në kompeticionin e parë madhor për kuqezinjtë.

Pavarësisht kësaj, ai thotë se portierët gjithmonë e kanë më të vështirë duke qenë se kanë një rol më specifik, por edhe te lojtarët, ai kujtoi se vetëm 11 zbresin në fushë.

“Ne jemi pjesë e kësaj skuadre dhe jemi shumë krenarë që jemi në këtë event madhor. Në fushë zbresin 11 lojtarë dhe nuk pritet të luajnë të gjithë, ndërsa roli i portierit është akoma më specifik. Por, në grup nuk ka as ndonjë xhelozi, as hatërmbetje, asgjë dhe kjo është një nga anët tona më të forta. Ju siguroj që ndjejmë të njëjtat emocione sikur me qenë në fushë”, ka thënë ai, citon TCH.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...