Të gjithë krenarë me Majlindën, por askush nuk del ta presë në aeroport (Video)

PUBLIKUAR

Krenaria e sportit të Kosovës, Majlinda Kelmendi, është kthyer të mërkurën në vendlindje.

Edhe pse e solli medaljen e artë të ‘grand slamit’ të Parisit, në Aeroportin “Adem Jashari” nuk doli ta presë askush.

Majlinda thotë se nuk i intereson kjo punë, vetëm se nuk duhet përdorur emri i saj vetëm për lëvdata, kurse trajneri i saj ironizon me spektrin institucional të sportit, transmeton Klan Kosova.

“Nuk po merrem aspak me atë nëse del dikush të më presë apo jo, kam punën time, i kam garat e mia, po fokusohem në karrierën time. Kështu që kush dëshiron të dalë, del…”.

“Kur është për t’u lëvduar, të gjithë kanë qejf, e kur ne i sjellim Kosovës medalje të mëdha, jo të gjithë kanë kohë të vijnë. Sidomos televizioni shtetëror…”, ka thënë Majlinda duke shtuar se xhudistët tjerë i përcjellin kamerat ngado që shkojnë, e te ne nuk dalin as për t’i pritur. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...