Gjatë vikendit që lamë pas u zhvilluar xhiroja e 14-të e Premierligës angleze, ku u zhvilluan 10 ndeshje dhe u shënuan 30 gola.
Manchester Unitedi nuk arriti të fitojë, pasi barazoi 2-2 me Southamptonin, Manchester City fitoi 3-1 ndaj Bournemouthit dhe vazhdon të qëndrojë në krye të tabelës, shkruan Gazeta Express.
Chelsea iu kthye fitores duke e mposhtur në “Stamford Bridge” Fulhamin me rezultatin 2-0, Arsenali triumfoi në derbin e Londrës ndaj Tottenhamit me rezultatin 4-2 në një ndeshje dramatike, po ashtu edhe Liverpooli e fitoi derbin ndaj rivalit të qytetit, Evertonit, duke shënuar fitore në momentet e fundit falë golit të vetëm për 1-0 nga Divock Origi.
Më poshtë mund ta shihni renditjen e tabelës dhe të gjithë golat e javës së 14-të:




