Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic thotë se nuk është i lumtur me barazimin 0:0 në shtëpi kundër Interit të shtunën, transmeton zeri.info
Reprezentuesi boshnjak u shpreh se te gjitha ekipet duan që Juventusi të mposhtet.
“E di se të gjithë ju dëshiron që Juventusi të humbë, por ne jemi këtu për të fituar dhe për të treguar që jemi më të mirët. Ne kemi fituar tituj përgjatë shtatë viteve të fundit dhe dikush dëshiron që ne të ndalemi. Klubet e tjera duhet ta dinë se ne duam të fitojmë gjithmonë, nuk duam të heqim dorë” deklaroi Pjanic.
“Nuk isha i nervozuar me Allegrin pas zëvendësimit. Ekipi është i zhgënjyer me rezultatin, por jemi një skuadër e madhe me një trajner të madh. Ne e deshëm më shuam fitoren, ne humbëm dy pikë dhe është për keqardhje, por titulli do të vendoset në ndeshjet e fundit të sezonit”, shtoi ndër të tjera ish-mesfushori i Romës./Zëri


