Të gatshëm për luftë në ajër: Aeroplanët rusë “Suhoki” të armatosur me raketa të reja

PUBLIKUAR

Komanda e Forcave Ajrore të Rusisë, ka bërë të ditur se aeroplanët ushtarakë “Su-34”, sot për herë të parë kanë kryer fluturimet e para të armatosura me raketa ajër-ajër, duke shtuar se janë plotësisht të gatshëm për luftime më aeroplanë të armiqve, shkruan RT.

“Sot bombarduesit rusë Su-34” kanë qenë në një mision, duke bartur me vete jo vetëm bomba ‘OFAB-500’ dhe ato të dirigjuara ‘KAB-500’, por edhe raketa të shkurtra dhe të gjata ajër-ajër”, ka deklaruar zëdhënësi i forcave ajrore ruse, Igor Klimov, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, raketat janë të pajisura me sistem të dirigjimit dhe mund të regjistrojnë momentin e goditjes së objektivave në ajër në një distancë prej 60 kilometra. (lajmi.net)

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila në Tiranë: Kosova synon integrim më të madh të produkteve vendore në tregun evropian

Ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila, sot në Tiranë, me organizim të Ministrisë së Ekonomisë...

220 persona aplikojnë për azil në Kosovë, këta janë shtetasit që prijnë me kërkesa

220 persona kanë aplikuar për azil në Kosovë, që nga janari e deri më...

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...