Të enjten “selami” nga Brukseli

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

t-euml-enjten-vjen-ldquo-selami-rdquo-nga-brukseli_hd

 

 

Brukseli zyrtar të enjten do ta dërgoj një përfaqësues special të saj në Prishtinë, i cili pritet të takohet me liderët e të gjitha partive. Ky zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian, në këto takime me liderët e partive politike kosovare pritet që t’u bëjë të qartë atyre parimet mbi bazën e të cilave duhet të ndërtohet qeveria e ardhshme e Kosovës. Sipas burimeve, ky zyrtar i lartë i BE-së do të përcjell tek liderët kosovarë kushtet se si do të ndërtohet koalicioni i ardhshëm. “Si kushti, apo parimi kryesor i Bashkimit Evropian është vazhdimi i bisedimeve me Serbinë. Ky zyrtar i lartë i Brukselit zyrtar do të kërkoj që kushdo që do të vij në qeveri duhet të vazhdoj negociatat me Serbinë”, ka thënë ky burim. Kusht tjetër shumë i rëndësishëm është edhe krijimi i koalicionit të shumicës, për shkak të disa proceseve të ndjeshme nëpër të cilat do të kaloj Kosova. “BE e sheh shumë të rëndësishme krijimin e një qeverie të shumicës, sidomos në periudhën kur Kosova pritet të kaloj nëpër periudhën e krijimit të Gjykatës Speciale, e ku pritet të ketë arrestime të mëdha”, ka thënë burimi. Sipas këtij burimi, kusht tjetër është edhe mos ndërprerja e privatizimit. Mirëpo, për Brukselin zyrtar primare është çështja e bisedimeve me Serbinë. Megjithatë, ky burim ka thënë se BE nuk do të ndërhyj ndërmjet partive se kush me kë duhet të bëjë koalicion. “Thjesht çështjen e formimit të qeverisë do ta lënë në duar të partive. BE është e interesuar t’ua tregoj liderëve të partive parimet mbi bazën e të cilave duhet të ndërtohet qeveria e re”, tha ky burim. Ndërkohë, në Prishtinë ende janë në pritje të verdiktit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila edhe pse ka marrë dje vendim për çështjen e mandatarit për formimin e qeverisë së re të Kosovës, nuk e ka publikuar këtë vendim. Pas zgjedhjeve të 8 qershorit PDK, edhe pse ka dalë partia e parë nuk e ka shumicën në Kuvend, për faktin se partitë tjera shqiptare, LDK- AAK- Nisma kanë arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje, të cilët e kanë edhe mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje. /Gazeta Blic/

SHIKO MË SHUMË

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...

Depozitat në bankat vendore shkojnë në 6.05 miliardë euro

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera e depozitave të reja për muajin...

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku...