Të enjten përurohet kompleksi sportiv në Lipjan (FOTO)

PUBLIKUAR

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit e posaqerishtë sportistët, se Komuna e Lipjanit në bashkëpunim dhe në bashkëfinancim me Helvetas – Demos ka ndërtuar një kompleks sportiv afër stadiumit të qytetit me standarde moderne, i cili kompleks do të përurohet me datën 17.08.2017 në ora 20:00.
Në këtë mbrëmje përurimi, të pranishëm do të jenë Kryetari i Komunës Imri Ahmeti, përfaqësues nga Helvetas- Demos.
Pas ceremonisë zyrtare do të zhvillohet nje lojë tenisi mes Kryetarit Imri Ahmeti dhe përfaqësuesit të Helvetas–Demos, në të njejtën kohë do të zhvillohet një lojë futbolli mes veteranëve të Ulpianës dhe zyrtarëve komunal, në vazhdim të ceremonisë do të ketë edhe lojëra tjera duke e përfshirë edhe basketbollin, shkruan Komuan.
Hapësirë kjo e cila ka qenë e pashfrytëzueshme përherë, do të kthehet në shërbim të qytetarëve për aktivitete sportive-rekreative.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...