Të dhënat e fundit rreth sulmit me armë në Teksas

PUBLIKUAR

Pas sulmit me armë që ndodhi në Austin të Teksasit, të paktën një person u gjet i vdekur dhe katër të tjerë të plagosur. Kështu kanë thënë autoritetet lokale

Një dëshmitar u kishte thënë policisë se personi i armatosur shtinte me armë drejtë turmës së njerëzve. Krejt kjo ndodhi në afërsi të një klubi të natës.

Derisa ende dëgjoheshin të shtënat në vend, policia lokale kishte shkruar një status në faqen e tyre zyrtare në Twitter, duke i paralajmëruar qytetarët të mos dalin nga shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut ekzistues.

Pesë persona janë goditur nga plumbat – duke përfshirë edhe një grua e cila kishte vdekur në vendin e ngjarjes, shkruan NBC, transmeton Gazeta Express.

Dy gra dhe një burrë janë dërguar në spital pas plagosjes.

Policia tregon se incidenti ndodhi në afërsi të lokalit “Miqtë”. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur fushatën parandaluese “Rrugët e lagështa dhe me ngrica”

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj,...

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...