Të burgosurit protestojnë dhe marrin kontrollin tek tërë pavijoni (Video)

PUBLIKUAR

Në një burg në Kent të Anglisë, të burgosurit janë bërë të dhunshëm gjatë protestës dhe e kanë marrë kontrollin ndaj njërit pavijon.

Mbi 60 persona që nuk ishin të kënaqur me kushtet në qeli dhe në mensë, i kanë sulmuar gardianët dhe kanë ndezur flakët, për t’ua bërë zyrtarëve punën shumë më të vështirë, transmeton Telegrafi.

Është dashur intervenimi i njësisë speciale ‘Tornado’, të cilët pas pesë orë përpjekjesh ia kanë dalë t’i kthejnë sërish ata prapa grilave.

Derisa në burg janë shkaktuar dëme të mëdha, ka frikë se të ndaluarit mund të rebelohen sërish dhe të mos iu binden urdhrave.

Kjo është hera e katër brenda dy muajve, që në Angli po ndodhë që të burgosurit të marrin kontrollin mbi vendin ku po qëndrojnë të ndaluar.

Hera e fundit ka ndodhur në Birmingham, kur për afro dhjetë orë nuk është arritur të ndalohet protesta e dhunshme brenda një burgu. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...