Të burgosurat në Lipjan fillojnë të prodhojnë maska kirurgjikale

PUBLIKUAR

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan ka filluar prodhimi i maskave kirurgjikale

Përmes një komunikate drejtuar mediave, SHKK’ja ka bërë me dije se këto maska kushtojnë vetëm 10 cent për copë dhe përmes tyre synohet ulja e shpenzimeve ekonomike në maska kirurgjikale dhe në rritjen e nivelit të parandalimit nga Pandemia “Covid -19” nëpër të gjitha institucionet korrektuese.

“Maskat e prodhuara nga të burgosurat e QKLF-së, fillimisht do të përdoren për nevojat e të gjitha institucioneve korrektuese dhe atyre të paraburgimit, e nëse është e nevojshme edhe për institucionet tjera shtetërorë”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë nga Shërbimi Korrektues i Kosovës:

“Në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan ka filluar prodhimi i maskave kirurgjikale

Në kuadër të implementimit të Planit Operativ “Corona Virus” ,me qëllim të mbrojtjes së të burgosurve dhe të punonjësve të Shërbimit Korrektuese të Kosovës nga Pandemia “Covid-19”, të burgosurat në QKFL sot kanë filluar prodhimin e maskave kirurgjikale.

Për prodhimin e maskave kirurgjikale, me rekomandim të mjekëve profesional po përdoret material në të cilin nuk depërtojnë mikroorganizmat, pas kalkulimit të kostostos së prodhuar, këto maska kushtojnë vetëm 0.10 cent për copë.

Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes këtij prodhimi, synon në uljen e shpenzimeve ekonomike në maska kirurgjikale dhe në rritjen e nivelit të parandalimit nga Pandemia “Covid -19” nëpër të gjitha institucionet korrektuese.

Maskat e prodhuara nga të burgosurat e QKLF-së, fillimisht do të përdoren për nevojat e të gjitha institucioneve korrektuese dhe atyre të paraburgimit, e nëse është e nevojshme edhe për institucionet tjera shtetërorë./gazetametro.net

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...