Të bllokuar mbi 9 orë në kufirin Serbi – Kroaci, mërgimtari : Kemi mbet pa ujë e pa ushqime

PUBLIKUAR

Një numër i madh mërgimtarësh nga Kosova kanë mbetur të bllokuar në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kraocisë, duke pritur tërë natën për të vazhduar udhëtimin.

Sipas udhëtarëve që ndodhen në vendngjarje, kolonat janë të gjata dhe pritjet po zgjasin me orë të tëra.

Një mërgimtar në një përgjigje për IndeksOnline ka thënë se ka mbi 9 orë që janë duke pritur në kufirin Serbi – Kraci.

Ai thotë se kanë mbetur pa ujë e ushqime pasi në vendin ku janë nuk ka markete për tu furnizuar.

“Kemi mbi 9 orë që jemi bllokuar në kufirin Serbi – Kraci. Kemi mbet pa ujë e ushqime. Presim nga autoritetet e Kosovës që të bëjnë një zgjidhje të kësaj situatë”, ka thënë ai për IndeksOnline.

Ai ka dërguar edhe një video nga vendi i ngjarjes, e ku shihen kolonat e automjetëve drejt kufirit me Kroacinë. /IndeksOnline/

 

SHIKO MË SHUMË

Suspendohen njëmbëdhjetë zyrtarë policorë

Policia e Kosovës (PK), bazuar në Ligjin e Policisë së Kosovës, Udhëzimin Administrativ për...

Ultimatumi për Sveçlën e Gërvallen në ora 18:00, Kurti s’tregon nëse do të ketë shkarkime për rastin e Arlinda Zekajt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë një përgjigje nëse gjatë ditës së...

Ibrahimi: Qendrat për Punë Sociale kujtohen vetëm pas tragjedive, MF ta nxjerrë nga sirtari grantin për shërbime sociale

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar pas rastit tragjik në Pejë, ku humbi...