Taynën e quajnë ‘të shëmtuar’ dhe kjo është përgjigjja e saj epike

PUBLIKUAR

Ka kaluar një vit që nga dita që dikush iu lut Taynës të bëjë hundën “sepse do ishte më mirë.”

Tani, duhet të përballet me një tjetër koment të pasjellshëm.

Një profil fals në Instagram, shkruajti nën foton e saj të fundit ku reperja shfaqet pa grim: “S’e kuptoj pse je kaq e shëmtuar,” dhe Tayna iu përgjigj ashtu si do t’i përgjigjej vetëm dikush që ka lexuar shumëlibra motivues.

 

“Unë s’jam miss, unë jam këngëtare. E mirë apo e keqe, me hundë ose pa hundë, kjo që më ka falur Zoti. Mua më pëlqen vetja, ta sugjeroj dhe ty. Përderisa sheh gabime te unë, ti s’je e kënaqur as me veten. Paqe e dashuri për ty,” i kthehet Tayna, po në komente.

Dhe vërtet, vetëbesimi nuk vjen kurrë nga komplimentet e të tjerëve, por nga dashuria dhe pranimi i vetes.

Tayna e di, s’do të ishte keq sikur ta dinte dhe çdo profil fals në Instagram.

SHIKO MË SHUMË

Fuego tregon se e ndihmoi financiarisht Mozzik: Nuk do t’ia harroj sa të jem gjallë!

Fuego ka ndarë një rrëfim për raportin e tij me këngëtarin Mozzik, duke zbuluar...

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...