Tayna shpërndan pamje nga prapaskenat e klipit të ri muzikor

PUBLIKUAR

Reperja ka ndarë disa pamje nga klipi i ri muzikor nga dueti me Azet.

 

Tayna dhe Azet janë përfolur tash e disa vite për një bashkëpunim mes tyre, shkruan lajmi.net.

Ndonëse lajmet kanë qarkulluar në media sociale për një kohë të gjatë duket se më në fund dueti i tyre po bëhet realitet.

Reperja ka publikuar disa imazhe dhe video nga prapaskenat e klipit të ri muzikor prej ku shihet e rregulluar deri në çdo detaj.

Ajo u shfaq me veshjen me dizajn tigri e cila i shkonte mjaft shumë asaj, teksa për grimin dhe flokët u kujdes t`i kishte mjaft bukur.

 

Menaxheri i Taynës së fundmi ka ripostuar një foto ku shkruhej se dueti i Azet dhe Taynës publikohet më 4 qershor./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Zoja i kapet Adrianit pasi i tha “po shitesh për Prime”

Zoja është përballur me Adrianin sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5. Banorja...

Efi bën një ndryshim në “look”

Efi Dhedhes ka bërë një ndryshim në pamjen fizike të saj. Bukuroshja shqiptare ka vendosur...

“Ma nxin ditën”, Jonida Vokshi befason me urimin për Besnikun

Moderatorja e njohur, Jonida Vokshi, ka zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale dhe plot humor...