Tayna publikon një pjesë nga klipi i ri dhe thotë se është bashkëpunim

PUBLIKUAR

Rap-artistja e njohur nga Prizreni, Doruntina Shala-Tayna, ka nisur prej disa ditësh projektin e ri muzikor.

Bëhet fjalë për një bashkëpunim, por që nuk ka zbuluar se me kë do ta sjellë apo se kur do të lansohet.

Ajo ka shpërndarë një pjesë të shkurtër në Instagram, ku tregon pak se si do të duket videoklipi.

 

“Një befasi e vogël para verës në bashkëpunim me?”, ka thënë ajo.

Të shumta kanë qenë reagimet në pjesën për komente, fansat e së cilës mezi po presin për këtë prurje.

 

Tayna ndryshe është në përgatitje të albumit të ri, që siç ka thënë disa herë do të lansohet i plotë në muajin qershor.

Ajo momentalisht po shijon suksesin e “Pijetore” të publikuar në fund të vitit të kaluar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Një vit nga vdekja e Eldionit, motra e Gjestit reagon ashpër: Marre ju qoftë!

Sot bëhet saktësisht një vit nga dita kur Eldioni, vëllai i këngëtarit Gjestit, humbi...

“Mora fjalë” nuk gjendet më në YouTube, heqja e këngës ngre pikëpyetje

“Mora fjalë” është hequr nga YouTube, duke mos qenë më e disponueshme në versionin...

Shkurta Fejza niset për pushime me familje

Këngëtarja e njohur Shkurta Fejza ka ndarë një moment familjar nga aeroporti, ku shihet...