Tayna pas rastit të 11 vjeçares: Jetojmë me një shtet ku gjithçka është marre nëse je femër

PUBLIKUAR

Publiku u trondit ditën e djeshme, pasi u raportua se pesë persona dhunuan një 11 vjeçare në Prishtinë.

Lidhur me rastin kanë reaguar shumë të famshëm duke dënuar ashpër keqbërësit, shkruan lajmi.net.

Në mesin e shumë personazheve publike që reaguan ishte edhe reperja kosovare, Tayna.

Tayna reagoi me një postim të gjatë pasi bëri thirrje për protestë në sheshin e Prishtinës.

“Jetojme me ni shtet ku gjithcka o’ marre kur je femen. Marre me shpreh mendim, marre me dal, marre t’pa n’club, marre me pas shok, marre m’u vesh shkurt etj. Po a s’o marre me i Ishu fjale femnes neper rruge si i panjohur? A s’o marre me sha ni femen qe nuk e njeh, biles publikisht ne komente? A s’o marre me pa ni qenie njerezore si objekt? A s’o marre m’u marr me thashetheme? A s’o marre me kesh me shok qysh e ki “nzon” ni femen edhe qysh pe mashtron? A s’o marre m’i qujt femnat emna te llojllojshem? Prej seneve “t’vogla”, sic osht fillimisht mendimi qe e ki per gjinine femnore, rrjedhin k’to incidente. Mos t’harrojm per standardet e dyfishta…Femna shahet per ni sen qe e ka bo edhe ni mashkull 100 here ma shume edhe vleresohet per dicka qe osht e afte ose ma e afte sa nje mashkull 100 here ma pak. E deri t’i kuptojme traumat tona edhe t’i edukojme femijet shendetshem, fatkeqesisht, kemi me pas raste te tilla. Step one: “djali i sigurt, cika per dere t’huje.”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, nesër (e mërkurë), mbahet protestë në orën 12:00./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...